Rama: Shtresa e kalbur e politikës së vjetër baltos ku mundet

Shqipëria

Rama: Shtresa e kalbur e politikës së vjetër baltos ku mundet

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:34
Edi Rama

Në postimin e tij të përjavshëm në “Facebook”, kryeministri Edi Rama u është rikthyer diskutimeve mbi reformën në drejtësi. Ai shprehet se është i bindur në reformat shtet-formuese.

Duke pranuar plagët dhe problemet e panumërta, kreu i qeverisë numëron disa nga reformat që janë ndërmarrë në 3 vitet e qeverisjes së koalicionit të majtë.

“Erës së ndryshimit i kundërvihen, korente presionesh antireformiste nga më të ndryshmet. Nga një anë rezistenca, inercia e mënyrës së të parit dhe të bërit të gjërave në këtë vend. Nga ana tjetër rezistenca e qendrave të çfarëdollojshme të interesave të prekura, apo të kërcënuara nga ndryshimi i statuskuosë që sjellin reforma. Dhe përballë orë e çast, rezistenca e të gjitha shtresave të kalbura të politikës së vjetër që jeton në baltë dhe baltos ku mundet, sa mundet dhe kë të mundet”, shprehet Rama.

Më tej tha kryeministri se qeveria do të japë për rritjen e rrogës 100 milionë dollarë, për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rama për të bërë një krahasim u shpreh se në tetë vite qeveria “Berisha” shpërndau për rroga dhe pensione vetëm 124 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat