Itali, hapet shkolla shqipe në komunën e Maceratës

Shqipëria

Itali, hapet shkolla shqipe në komunën e Maceratës

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:34
Ilustrim

Është inauguruar në komunën e Maceratës në rajonin Marke në Itali, një shkollë që do të mikpresë fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këtë qytet.

Në komunën e Maceratës jetojnë rreth 1000 shqiptarë, e ky komunitet është mjaft i integruar. Shkolla në gjuhën shqipe do t’i shërbejë fëmijëve të emigrantëve për të mësuar gjuhën amtare e për të mos harruar traditat, historinë e kulturën e kombit tonë.

Kjo shkollë u inaugurua falë bashkëpunimit midis shoqatës shqiptare “Iliria” e komunës së Maceratës e cila vuri në shërbim një nga ambientet e saj të bibliotekës, që një herë në javë do të shndërrohet në shkollë të gjuhës shqipe.

Në ceremonia e inaugurimit të kësaj shkolle, Romano Carancini, kryetari i komunës së Maceratës u shpreh se “askush më mirë se populli italian njeh rëndësinë e rrënjëve.

Komuniteti shqiptar në Itali është mjaft i lidhur me vendin e origjinës. Kjo shkollë e hapur do të forcojë më shumë lidhjet e Maceratës me Shqipërinë, duke qenë se prej vitit 2011 kjo komunë është binjakëzuar me komunën e Kamzës në Shqipëri.

Për kryetarin e shoqatës shqiptare “Iliria”, Ervin Cakerri, kjo shkollë e hapur do të shërbejë dhe për njohjen reciproke mes kulturave të dy vendeve si dhe do të promovojë integrimin e mëtejshëm të komuniteti shqiptar në këtë territor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat