Doshi: Do jem deputet sërish

Shqipëria

Doshi: Do jem deputet sërish

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 14:07
Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi dëshmoi këtë të mërkurë në procesin gjyqësor ndaj Mark Frrokut, në lidhje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

Doshi deklaroi përpara Gjykatës së Tiranës se i ka shitur Frrokut hotelin tek Rruga e Durrësit.

Ai tha se ia ka shitur hotelin Frrokut pa asnjë lloj shtese.

“Nuk ka ndërtim pa leje te objekti,” tha Doshi.

Ndërkohë, prokurori iu drejtua Doshit duke e quajtur “të pandehur”.

“Ju pëlqen shumë që të më thërrisni ‘i pandehur’,” tha Doshi.

“Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im,” reagoi prokurori.

Ndërkohë, sipas News24, Doshi ka deklaruar për mediat se do jetë sërish deputet në vitin 2017.

Para pak ditësh, Doshi ishte në krah të Edi Ramës në pritjen për kardinal Ernest Troshanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat