Ruçi urdhër të prerë deputetëve: Të enjten në parlament na duhet çdo votë

Shqipëria

Ruçi urdhër të prerë deputetëve: Të enjten në parlament na duhet çdo votë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 15:21
Gramoz Ruçi

Kryefjala e mbledhjes së përjavshme të grupit kuvendor socialist ka qenë urdhëri i prerë i kryetarit të Grupit Gramoz Ruçi: “Asnjë deputet të mos mungojë ditën e enjte në punimet e parlamentit.

Po çfarë pritet të ndodhë të enjten?

Kuvendi ka në rendin e ditës 3 votime të rëndëishme, zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së, gara do të jetë ndërmjet Denar Bibës dhe Lefteri Luzit, kjo e fundit dikur e zgjedhur me propozim të PD-së por që pas 2013-ës duket se kaloi ylberin dhe sot është po aq e preferuar nga PS-ja sot sa PD-ja dikur. Një tjetër vendim i rëndësishëm do të jeëtë ai për ngritjen e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, një pikë mjaft delikate kjo për të cilin mund të ketë qëndrime të ndryshme deri edhe brenda grupit kuvendor socialist.

Ndërsa sfida më e madhe e mazhorancës aktuale ditën e enjte do të jetë nevoja për 84 vota për votimin e 2 ligjeve të Reformës në Drejtësi ajo për Këshilline Lartë të Gjykatave dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Duke parë edhe situatën e krijuar brenda grupit kuvendor me largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit nga njëra anë dhe situata e tensionuar që është rikthyer sërish mes Ilir Metës dhe Edi Ramës ku ky i fundit u detyrua që pas gati 1 muaji t’i shkonte sërish në zyrë aleatit të tij, duket se PS-së në çdo rast po përgatit planin B për shmangur me çdo kush ndonjë situatë të sikletshme që mund të krijohet me qëndrimin  e paqartë të LSI-së, dhe me të vetme garanci që PS ka aktualisht dhe që janë votat e bindura të PDIU-së. Dita e enjte në Kuvendin e Shqipërisë mbetet e gjitha për tu ndjekur me qeverinë që si asnjëherë tjetër duket se është në presionin e votave që nuk dalin sipas llogarive por që të paktën ajo që mbetet në këtë pikës është shtrëngimi i rradhëve me ato që ende u kanë mbetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat