Ambasadorja gjermane në Tiranë: Miratoni bazën ligjore për drejtësinë dhe zbatojeni

Shqipëria

Ambasadorja gjermane në Tiranë: Miratoni bazën ligjore për drejtësinë dhe zbatojeni

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 20:02
Susanne Schütz

Ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, kërkoi miratimin e bazës së mëtejshme ligjore për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj.

Gjatë një takimi në kuadër të tetorit gjerman ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ambasadorja tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik të këtij viti, ishte kapërcimi i një pengese të madhe.

“Këto marrëdhënie në 30 vitet e fundit kanë njohur një zhvillim të shkëlqyer. Për mua, e një rëndësie e veçantë që marrëdhëniet politike janë intensifikuar ndjeshëm me procesin e Ballkanit Perëndimor iniciuar prej Gjermanisë, dhe me dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”.

“Vizitat e kancelares Merkel, ministrit të Jashtëm federal, kanë dëshmuar se Shqipëria ndërkohë ka shënuar një progres të rëndësishëm në kuadër të reformave në rrugën e saj drejt përafrimit me BE-në, para se të gjitha në atë të sektorit të drejtësisë, për të cilën miratimi i njëzëshëm i ndryshimeve të Kushtetutës në korrik të këtij viti ishte kapërcimi i një pengese të madhe dhe tani është çështja e miratimit të bazave të mëtejshme ligjore dhe implementimi i tyre”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat