Importi i plehrave, AKIP takon Metën në orën 11:00

Shqipëria

Importi i plehrave, AKIP takon Metën në orën 11:00

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 10:15
Foto

Aleanca Kundër Importit të Plehrave zhvillon sot në orën 11:00 një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi vjen dy ditë pasi artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile organizuan një koncert-protestë kundër importit të plehrave.

Protesta e mbajtur te “Piramida” erdhi në një kohë që presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për importin e plehrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat