“Oficeri zbulon magazinën me 12 ton kanabis në Durrës, zhduket droga – pezullohet polici”

Shqipëria

“Oficeri zbulon magazinën me 12 ton kanabis në Durrës, zhduket droga – pezullohet polici”

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 08:05
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin që i ka ardhur në Facebook nga një person që ai thotë se është oficer policie.

Sipas denoncimit, pesë ditë më parë në Durrës është kapur një sasi e madhe droge, prej 12 ton kanabis dhe që sipas demokratit demokrat i përkasin drejtorit të Policisë në qytetin bregdetar Perlat Cullhaj. Droga është zbuluar në disa magazinë në Manskuri, ku kanabisi ishte në proces përpunimi.

“Droga ishte ne pronesi te famozit Perlat Cullhaj, organizator kryesor i trafiqeve të Durrësit me Italinë. Janë shoqëruar në polici 40 punëtor dhe 4 furgonë transporti. Pas dy orësh janë liruar që të gjithë dhe droga është zhdukur pa nam e nishan. Komunikata e policisë nuk thotë asnjë fjalë për 12 ton drogë të gjetura në fabrikën e Manskurisë. Oficeri i antidrogës që ra në gjurmët e fabrikës është pezulluar nga detyra, marrëdhëniet midis shefit të komisariatit dhe drejtorit kryetrafikant janë në thikë e në pikë”, shkruan Berisha.

Ky është mesazhi i “oficerit dixhital” që Berisha ka bërë publik në Facebook

"Pershendetje Doktorr. Para rreth 5 ditësh në Manskuri të Durrësit . 100 x 100 m ka qënë magazina e mbuluar me ternit dhe plasmas që përdorej për tharjen e bimës ku punonin rreth 50 punëtorë. Ka vajtur shefi i komisariatit me urdhër të (panjohur) dhe ka shoqëruar në polici rreth 40 punëtorë që ka gjetur në vendngjarje duke punuar edhe 4 furgonë transporti. Ne drejtorin e Durresit flitet se fabrika ishte e vet drejtorit Perlat Cullhaj dhe se operacioni u krye pa dienin e tij. Punëtorët janë shoqëruar në drejtori ndërsa furgonët tek parkigu i spitalit në Dr. Mbas 2 orëve as furgonët e as punëtorët nuk rezultonin fare në asnjë komunikatë, dhe jane liruar, askush nuk e di për fatin e kanabisit të gjetur atje. Bëhet fjalë për rreth 12 ton bimë, shumica e thatë dhe tjetra në proçes tharje. Oficeri i abtidroges qe ka rene ne gjurmet e fabrikes se drejtorit eshte pezulluar nga detyra, me respekt I.M"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat