Deklaratë e fortë e Shehit: Nëse do të isha amerikan, do të votoja për Trumpin

Shqipëria

Deklaratë e fortë e Shehit: Nëse do të isha amerikan, do të votoja për Trumpin

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 00:48
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me votimet për presidentin e SHBA-së.

Për deputetin e LZHK-së, Dashamir Shehi dilema se kush fiton në Amerikë, për vetë peshën që ka SHBA, ne nuk duhet të prononcohemi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur themi të fitojë, të fitojë…

“Si shqiptar, meqë po më pyet, për interesa të Shqipërisë nëse do votoja nga këtu, unë do votoja Clintonin, sepse kanë bërë për Shqipërinë, është një lloj linje e garantuar politike. Nëse do të isha amerikan, me shtetësi amerikane, unë do të votoja Trumpin. Për dy gjëra, një se i përkas një krahu si konservator dhe do ruaja linjën time politike. E dyta, se gjykoj, përtej zyberancës politike, fjalorit të rëndë ndonjëherë, përtej arrogancës që një miliarder i do të gjitha parat dhe pushtetin. Them se ka thënë disa të vërteta të domosdoshme”. 

Sipas Shehit, Trump ka thyer këtë marmalatën që i vihet bukës gjithnjë që nuk është as e ëmbël as e hidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat