Meta: Gjatë fushatës u shkel etika, por fitoi demokracia

Shqipëria

Meta: Gjatë fushatës u shkel etika, por fitoi demokracia

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:26
Ilir Meta

Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Trump do të çojë përpara sloganin e Clinton “së bashku më të fortë”, ndërsa shprehu mosbesimin e tij te sondazhet. “Amerika ka dalë më e bashkuar dhe Trump ka mundësi të bëjë realitet sloganin e Clinton “Së bashku më të fortë”, u shpreh Meta.

Ai shprehu rezerva për retorikën e përdorur gjatë fushatës, por theksoi se i rëndësishëm është fundi i procesit. “Procesi ndoshta ishte edhe më demokratik se sa duhet. Në kuptimin që gara ka qenë mjaft e fortë dhe ndonjëherë etika nuk u ruajt në ato parametra që ne jemi mësuar në garat amerikane apo demokracive perëndimore. Por në çdo rast fundi i procesit është ai që mbahet mend, por ka qenë një fund i mrekullueshëm për sa i takon kulturës politike dhe demokratike. Besoj se ky proces do ta ndihmojë Amerikën të eci më shpejt përpara,” tha ai.

Më tej, Meta u shpreh se midis Shqipërisë dhe SHBA-ve ka një partneritet strategjik dhe këto raporte kanë qenë solide për një kohë të gjatë, pavarësisht nga ndërrimi i presidentëve dhe raportet në Kongres apo Senat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat