Denoncimi i rëndë i Berishës: Vëllai i drejtoreshës së QSUT-së i preu kokën një burri në aksident

Shqipëria

Denoncimi i rëndë i Berishës: Vëllai i drejtoreshës së QSUT-së i preu kokën një burri në aksident

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 21:01
Ilustrim

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se gjatë një aksidenti të ndodhur sot humbi jetën një 60 vje?5ar, ndërsa shkaktari është vëllai i drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Sipas Berishës ky lajm është mbajtur i fshehtë nga partia në pushtet.

Qytetari dixhital denoncon:

Qendrimin e policise ndaj aksidentit me prerje koke te viktimes nga vellai i drejtoreshes se QSUT! sb

"Zoti Berisha pershendetje arroganca e rilindjes ka arritur kulmin arrin te fshehe dhe lajmin e aksidentit me pasoje keputje koke ne qsut VELLAI I OGERTA MANASTIRLIUT ishte shoferi.  

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se një trupë i pajetë është pikasur në mes të rrugës, ndërsa makina që e ka aksidentuar është larguar. Pamjet kanë shokuar kalimtarët e shumë ndërsa në redaksinë e TV mbërrijnë fotot dhe videot amatore që tregojnë skenën e rëndë.

Mbërritja e shërbimit mjekësor dhe e forcave të rendit ka qenë e vonuar, raportojnë dëshmitarët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

Dhe sot ai eshte ke spitali i burgut as ne spital turp zoti Berisha"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat