Rama e Berisha zihen për fjalën në Kuvend, Blushi u nxjerr të palarat në Facebook

Shqipëria

Rama e Berisha zihen për fjalën në Kuvend, Blushi u nxjerr të palarat në Facebook

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 16:44
Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi ka qenë ai që ka filmuar pas deputetit Ndocaj kapjen mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët zihen mes njëri-tjetrit për të marrë fjalën në Kuvend. Ka qenë një moment pauze dhe kamerat nuk ishin të pranishme, ndërsa Berisha qëndron i patundur në foltoren e tij.

Edi Rama vijon të rrijë në vendin e Kryeministrit, ndërsa salla është kthyer në një katrahurë të vërtetë, ku deputetët nuk zënë vend, por qëndrojnë thuajse të gjithë në këmbë duke folur ashpër mes tyre.

“Shikoni si zihen deliri dhe saliri kush do flasë i pari në parlament. Duhen hequr të dy të flasë populli” , - shkruan Ben Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat