Rama i ftoi, por Nishani dhe Basha bojkotojnë Samitin e Diasporës

Shqipëria

Rama i ftoi, por Nishani dhe Basha bojkotojnë Samitin e Diasporës

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 20:44
Bujar Nishani, Lulzim Basha, Sali Berisha

Edhe pse Kryeministri Edi Rama u kishte dërguar ftesë zyrtare, si Presidenti i Republikës Bujar Nishani ashtu edhe kreu i PD Lulzim Basha, nuk kanë qenë të pranishëm në Samitin e Diasporës.

Që të dy krerët kanë bojkotuar kështu Samitin i cili startoi sot dhe do të vazhdojë deri më 20 Nëntor dhe ku në fokus do të jenë shqiptarët e diasporës.

Deri më tani as Presidenti Nishani apo kreu i opozitës Basha, nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për mungesën e tyre në këtë samit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat