“Dua të kthehem në Shqipëri por më thonë është varr”. Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

“Dua të kthehem në Shqipëri por më thonë është varr”. Ja si përgjigjet Rama

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 18:57
Rama

Në Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer edhe disa pyetje dhe përgjigje me të pranishmit.

Pyetja: Zoti kryeministër dua të kthehem në Shqipëri, por 90% e të rinjve shqiptarë më këshillojnë të kundërtën, je idealiste dhe Shqipëria është varr për idealistët. Më jepni argumente për të kundërtën.

Përgjigja e Ramës:

Nëse do më gjesh në ndonjë vend që shumica nuk i thotë një idealisti e ke kot këtë muhabet, atëherë hajde dhe të gjykojmë Shqipërinë.

Kush vendos për të ikur apo për t’u kthyer e bën vetë dhe s’ka nevojë të marri këshilla majtas apo djathtas ndërkohë që e vërteta është që ka njerëz që ikin por edhe që vijnë, ata që ikin zënë më shumë vend në lajm e debat, ata që vijnë s’përbëjnë lajm.

Statistikë nga një studim i Universiteti i Harvardit se në vitet 2011-2014 forca e punës për shkak të njerëzve që janë kthyer nga Greqia për të punuar në Shqipëri është rritur me 7.9 %.

Cili nga vendet e reja të BE nuk ka përfituar nga mundësia e lëvizjes së lirë të njerëzve të vet? 6 milionë polakë kanë ikur nga Polonia për të punuar në tregun e përbashkët të BE. Ka humbur Polonia?

Rama ka sjellë edhe një shembull:

Më erdhi para ca kohësh një djalë në një lokal e më tha “bëjmë një selfie”, mirë i thashe, “por na gjej një punë o burr” më tha.

I thashë ca shkolle ke mbaruar? “Po jurist si gjithë shqiptarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat