Berisha vlerëson të rinjtë protestues: Shpërblim të merituar, hajdutit të të sëmurëve

Shqipëria

Berisha vlerëson të rinjtë protestues: Shpërblim të merituar, hajdutit të të sëmurëve

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:47
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, e ka vlerësuar mjaft, protestën e disa të rinjve sot ndaj Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrit më të akuzuar për korrupsion.

Duke ftuar përkrahësit e tij në rrjetet sociale që të shikojnë videon, Berisha bën këtë vlerësim për protestuesit: “Të rinjtë, shpërblim të merituar për hajdutin e të sëmurëve: vezë dhe domate për Beqajn!” 

Ministri Ilir Beqaj u akuzua sërish ditët e fundit dhe u vu në qëndër të vëmendjes nga politika pas publikimit të një bisede të zhvilluar ndërmjet tij dhe një  drejtori në varësi në Tropojë, të cilin e shkarkoi nga detyra sepse nuk kishte marrë pjesë në mbledhjet e Partisë Socialiste!

Ky inçizim solli përplasje në seancën e fundit në Kuvend, ku ministri kërkoi të justifikohej për aktin dhe opozita kërkoi ta ndalojë atë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ky inçizim dhe debatet që pasuan sollën përjashtimin nga seanca e së enjtes e deputetit Flamur Noka dhe sot, përjashtimin edhe të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edi Palokës, për 5 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat