Agron Duka: Arsyet pse këmbëngula që të kandidonim ne në Kolonjë

Shqipëria

Agron Duka: Arsyet pse këmbëngula që të kandidonim ne në Kolonjë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 20:15
Agron Duka

Çim Peka: E filluat garën e parë apo testin e parë si kryetari i PAA me humbje, a jeni penduar që morët pjesë në këtë garë që në fakt nuk ishte gara juaj?

Agron Duka: Jo nuk jam penduar sepse nuk e gjykoj humbje. Siç thatë edhe ju ky ishte test i PPA duke qenë se megjithëse është parti e vjetër dhe e ka rimarrë veten apo ka filluar një lëvizje të vrullshme në fund të marsit të këtij viti, do të thotë që ishte mirë që ne të kishim një mundësi të tillë që na u dha sepse ishte rastësore.

Megjithëse zona ishte tradicionalisht e majtë, natyrisht në garë hyhet për të fituar por ne gjykojmë që në të gjitha rastet PAA do të dilte e fituar nga këto zgjedhje siç ndodhi, sepse arriti të marrë rreth 44 % të votave. Mënyra se si u bë fushata elektorale në Kolonjë dhe se si unë kërkova ta bëj ishte që t’i jepej një rol protagonist PPA.

Të gjitha duke filluar që nga dizenjimi i zyrës elektorale, posteri i kandidatit, takimet elektorale, në përgjithësi ishin me kandidatin dhe anëtarët e kryesisë së PAA. Natyrisht kishte një mbështetje nga PD por roli i protagonistit që ne e dëshironim shumë na u besua nga Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat