“Shpërthimi” i Braçes: Ka deputetë këtu që shkojnë bëjnë check up në Paris, shteti jep lekë nga buxheti për këtë

Shqipëria

“Shpërthimi” i Braçes: Ka deputetë këtu që shkojnë bëjnë check up në Paris, shteti jep lekë nga buxheti për këtë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:48
Erjon Braçe

Duke folur në parlament në lidhje me akuzat e opozitës për check up-in falas, deputeti i PS-së, Erjon Braçe tha se ishte e pakuptueshme kundërshtia dhe rezistenca në një kohë që një pjesë e deputetëve të parlamentit shkojnë dhe bëjnë kontroll shëndetësor në Evropë.

“Është e pakuptueshme sesi kundërshtojnë kontrollin falas të shëndetit të qytetarëve ndërkohë që në këtë sallë ka deputetë që shkojnë bëjnë check up në Vienë, Paris apo Berlin.

Madje dalin edhe para nga buxheti i shtetit që këta të shkojnë të bëjnë kontrolle në Evropë”, tha Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat