‘Xhihadistët’ sjellin në Tiranë prokurorët e Prishtinës

Shqipëria

‘Xhihadistët’ sjellin në Tiranë prokurorët e Prishtinës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:34
Prokurorët e Prishtinës

Operacioni i përbashkët i zhvilluar disa ditë më parë kundër terrorizmit, ku u arrestuan disa persona në Kosovë dhe në Shqipëri, ka bërë që ditën e djeshme, të zhvillohet një takim mes prokurorëve të dy vendeve.

Takimi është mbajtur në ambiente e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku drejtuesi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku i shoqëruar nga tre vartës të tij kanë shkëmbyer informacione me prokurorët e Shqipërisë në lidhje me hetimet ndaj të arrestuarve të dyshuar për sulmin që do të kryenin gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në stadiumin “Loro Boriçi”.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe prokurori Eugen Beci, i cili ka në dorë hetimet e katër të arrestuarve në Shkodër, të cilët pak ditë para ndeshjes Shqipëri­-Izrael, dyshohej se mund të ndërmerrni ndonjë sulm terrorist.

Për arsye siguri, kjo ndeshje u vendos që të luhej në stadiumin e Elbasanit ‘ Elbasan Arena’.

Duke qenë se hetimet janë shumë delikate dhe komplekse, nuk pati asnjë informacion mbi takimin e prokurorëve.

Ndërkohë autoritetet shqiptare janë në pritje të informacionit zyrtar nga pala kosovare përmes letër-porosive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat