Hapja e dosjeve, Fatos Klosi: Nuk do të ketë asnjë vlerë

Shqipëria

Hapja e dosjeve, Fatos Klosi: Nuk do të ketë asnjë vlerë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:51
Pamje nga debati

Në emisionin “Arena” u diskutua tema “Dosjet, djalli në Kutinë e Pandorës”. Studiuesi i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi, thotë se pas kaq kohësh është e vështirë për të vendosur drejtësi tranzicionale, por shton se nuk është kurrë vonë për të vendosur këtë drejtësi. I përndjekuri politik Daut Gumeni thotë se shpreson që ky ligj të mos përdoret kundër kundërshtarëve politike. Ndërsa, Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ thotë se informacionet që mund të dalin nuk ka rëndësi për sigurinë kombëtare pasi bëhet fjalë për një regjim të shkuar.

“Nuk kanë ndonjë vlerë. Ato janë dosje të një regjimi të shkuar dhe se është e tepërt të flasim për rrezik të Sigurisë Kombëtare. Ajo që mund të them është se duhen parë ato dosje që kanë mbetur, sidomos për nenet e atyre kohëve ‘agjitacion e propagandë’, si dhe ‘tentativë arratisjeje’”. Shumica e dosjeve të zbulimit, sidoqoftë nuk gjenden më”, ka thënë ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ish-punonjësi i shërbimi sekret, Luan Pobrati thotë se hapja e dosjeve vjen në një situatë të kompromentuar nga njëra anë dhe të diskretituar nga ana tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat