Berisha: Ramës i plasi kanabisi në dorë, shtohen zërat nga Evropa që flasin për problemet me drogën

Shqipëria

Berisha: Ramës i plasi kanabisi në dorë, shtohen zërat nga Evropa që flasin për problemet me drogën

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:02
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha u bën “jehonë” deklaratave të deputetit gjerman Krichbaum dhe austriakut Hammer në lidhje me hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Berisha shkruan se mbretit të kanabistanit, drogmenit Edvin Kristaq Rama i plas kanabisi në dorë!

Ish- kryeministri e shoqëron reagimin e tij edhe me disa foto, pjesa më e madhe e të cilave janë fotomontazh.

Reagimi i Berishës

Kryetari i grupit te miqesise Austri - Shqiperi ne parlamentin austriak, Hammer deklaron:

-Negociatat hapen vetem pas plotesimit te kushteve!

-Kababisi problem kryesore qe do zgjidhje urgjente!

Te dashur miq, pas deklaratese se kryetarit te komisionit per Europen te Bundestagut gjerman, Krichbaum per kerkesen e prere te grupit parlamentar CDU/CSU per plotesimin e 7-te kushteve per hapjen e negociatave me Shqiperine, kryetari i grupit te miqesise Austri -Shqiperi ne parlamentin austriak, Hammer deklaroi dje se hapja e negociatave me Shqiperine do të bëhet pasi të jeni plotësuar disa kushte.

Hammer deklaroi se shqetësim kryesor mbetet çështja e kanabisit dhe: “Veçanërisht problemi i kultivimit dhe trafikut të drogës duhet të zgjidhet nga qeveria Rama dhe autoritetet përkatëse në mënyrë urgjente. Qeveria duhet të refuzojë qartësisht të tilla praktika, në mënyrë që të ndryshojë imazhi ndërkombëtar për vendin. Ky problem është një pengesë shumë e rëndësishme për fillimin e negociatave. Këtu qeveria Rama duhet të ndërmarrë hapa për të zgjidhur çështjen. BE duhet të monitorojë nga afër këtë zhvillim". sb

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat