Ndocaj sfidon Ramën si piktor dhe politikan, i ftuar në ceremoninë e Trump-it

Shqipëria

Ndocaj sfidon Ramën si piktor dhe politikan, i ftuar në ceremoninë e Trump-it

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 07:30
Eduard Ndocaj

Deputeti i majtë, Eduard Ndocaj, përveçse si politikan dhe biznesmen, vjen tashmë edhe si piktor, duke u bërë kështu një ‘rival’ me kryeministrin dhe kreun e PS-së, Edi Rama.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Ndocaj ka analizuar disa nga pikturat e tij, të cilat do të ekspozohen në ekspozitën e parë të deputetit shqiptar. “Më pëlqejnë ngjyrat e ylberit”, thotë deputeti duke analizuar çdo pikturë madje edhe ato me femra gjysmë të zhveshura.

Ndocaj ka dhënë edhe një tjetër lajm, atë të pjesëmarrjes së tij në ceremoninë që do të mbahet në janar, ku Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Jam i ftuar në këtë ceremoni, sigurisht që do të marrë pjesë”, ka thnë Ndocaj. Ndërkohë që Ndocaj tashmë drejton edhe një lëvizje të re politike për emigrantët, për të cilën tha se do të përcjellë në Kuvend çdo kërkesë dhe shqetësim të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat