Spiropali-Berishës: “Facebook” po të shkatërron karrierën

Shqipëria

Spiropali-Berishës: “Facebook” po të shkatërron karrierën

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 00:42
Elisa Spiropali

Ish-kryeministri Sali Berisha kishte postuar një status, ku akuzonte ish-drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali, duke thënë se kjo e fundit ka vjedhur në dogana. Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar edhe Spiropali. Kjo e fundit ka thënë se Berishës është duke ia shkatërruar karrierën pikërisht rrjeti social “Facebook”.

Statusi në “Facebook” i Spiropalit

I dashur Doktor,

Sot "Neë York Times" shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.

Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shik-ut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv. Vetëm në një vit e gjysmë pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 për qind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala doganierit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat