Çfarë bëmë me demokracinë? Lutfi Dervishi: Kemi parti sulltanësh

Shqipëria

Çfarë bëmë me demokracinë? Lutfi Dervishi: Kemi parti sulltanësh

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:48
Tonight Ilva Tare

Analisti Lutfi Dervishi tha në “Tonight Ilva Tare” se partitë politike kanë një pushtet të madh, madje më shumë seç i jep kushtetuta. Dervishi foli për parti sulltanësh në vendin tonë, duke argumentuar se ato janë parti pa rregulla demokratike.

Për Neritan Sejaminin në Shqipëri i gjithë sistemi ekonomik, politik dhe social është ndërtuar mbi bazën e partive dhe kjo sipas tij është një gjë e rrallë në një vend demokratik.

Dervishi: Partitë politike mbeten institucioni më i fortë me pushtetin më të madh, madje më shumë seç i jep kushtetuta. Janë parti që i rrinë në kurriz institucioneve dhe shtetit dhe një nga defektet le të themi ka qenë kjo gjë.

Në kushtet aktuale ka ardhur gjendja duke u përkeqësuar. Në këto 25 vite vendi ka ndryshuar. Kjo për shkak të dy faktorëve, një për shkak të llotarisë gjenetike. Kemi lindur këtu ku kemi lindur, e dyta dinamizmit të shqiptarëve për të eksperimentuar për të bërë dhe nëse e gjithë kjo energji e shqiptarëve do të ishte planifikuar pak më ndyrshe vendi do ishte pak më mirë.

Kur themi parti sulltanësh, nëse ti je në një vend demokratik, qoftë edhe me rezultate surprizë të zgjedhjeve në SHBA ti nuk e di se ku është pushteti. Është presidenti, është gjykata, senati, kongresi, media, lobistët, shoqëria civile…Ndërsa kur vjen në Tiranë në çdo kohë ti e di ku është pushteti, nëse do të mbarosh një punë ti e di ku është pushteti. Është tek kryemionistri, kryetari i partisë. Në këtë sens nuk është ndërtuar demokracia. Ka një lojë me demokracinë, është një fat që ka rrotacion, ndryshe nga vendet e rajonit Shqipëria e ka këtë.

Parti sulltanësh janë parti pa rregulla demokratike. Dmth është fasada e demokracisë, një parti që ka numër 1 por nuk ka numër 2,3, 4,5 etj dhe ka një tufë sejmenësh që në daljet publike që ne i shohim sot janë më të neveritshëm se sejmentë e kohës së sulltanit. Në këtë sens kisha theksin që Partitë politike janë të domosdoshme, por janë kapur peng. Sot Shqipëria ka parlamentin më të dobët që ka pasur ndonjëherë ky vend. Është një parlament që për shkak të tij është bërë në ligj i vecantë, ligji i dekriminalizimit.

Sejamini: Ka dy probleme në lidhje me sistemin e partive. Gjëja e parë është vetë partia politike dhe mënyra si funksionojnë, si i marrin vendimet, si i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Nga ana tjetër është gjithë sistemi jonë ekonomik, politik dhe social i cili është ndërtuar mbi bazë partiake. Ne jemi një ndër të paktat vende në botë, në mos të vetmit në të cilin gjithë sistemi ekonomik, politik e social është ndërtuar mbi bazën e partive politike.

 Ne kemi një proces zgjedhor që administrohet nga partitë politike, kjo është një gjë e rrallë në demorkaci. Ne kemi të gjitha institucionet e pavarura të cilat janë ndërtuar mbi bazën e partive politike. Ne kemi KQZ që ka përfaqësues partish, autoriteti i mediave që ka përfaqësues partish, cdo gjë në Shqiëpri është bërë në bazë të partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat