Delia: Disa lokale tallavaje në Tiranë shesin drogë dhe ofrojnë prostitucion

Shqipëria

Delia: Disa lokale tallavaje në Tiranë shesin drogë dhe ofrojnë prostitucion

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:25
Etleva Delia

Gazetarja Etleva Delia, në lidhje me shitjen e drogës në Tiranë, ka theksuar se problemi nuk qëndron në ato pikat e shtijes që dihen në kryeqytet, por tek dhjetra të tjera që ende nuk janë zbuluar nga institucionet përkatëse.

Delia tha se ka mjedise ku kinse ekzistojnë si lokale nate ku këndohet muzikë tallava, me vajza që luajnë rolin e balerinës, por realisht ato janë thjesht vajza që ushtrojnë prostitucion, si dhe mjedise të tilla, janë shndërruar në pika shitje të drogës në kryeqytet.

Ajo, vuri në dukje, se kam pas raste kur jam nisur për të bërë një punë dhe jam kthyer në rrugë, se më ka dalë një punë tjetër, pikërisht për arsye të shumë denoncimeve nga qytetarë të ndryshëm. Deliaj ka treguar se disa gra në një lagje të Tiranës më ndalën dhe më thanë se tek një lokal pranë banesës së tyre ushtrohet prostitucion, si dhe shitet drogë.

Gazetarja tregon se problemi më i madh i tyre, ishte edhe fakti, se aty nuk merret vesh se kush hynë dhe del aty. Ajo theksoi se si ai lokal, ka edhe shumë të tjerë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat