Berisha 'zbulon' pse Ramën e zë rruga: O fakir, si nuk skuqesh kur mashtron!

Shqipëria

Berisha 'zbulon' pse Ramën e zë rruga: O fakir, si nuk skuqesh kur mashtron!

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:16
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në Kuvendin e Shqipërisë duke sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama.

Berisha u ndal në investimet që ka bërë qeveria e tij në ndërtimin e rrugëve në vend, dhe e quajti Ramën mashtrues kur flet se të majtët kanë ndërtuar rrugë, dhe se qeveria “Berisha” i ka lënë borxhe për rrugët.

“Në çdo udhëtim që bën e zë rruga, jo nga problemet testikulare por nga problemet psikike. Sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tijat. Kanë ndërtuar tha 900 km rrugë. Dëgjoni mashtruesin. Unë do ti lexoj atij këtu vetëm rrugët e qarkut ku është deputet, dhe i lutem vlonjatëve, delvinjotë dhe sarandiotëve të shohin se çfarë mashtruesi ordiner është deputeti i tyre

Vlorë Fier - 21 km - 42 mln $

Qafë Bot Krrabë - 40 km - 43 mln $

Rrugë lidhëse e detit, Vunoi t Dhërmit  40 km - 21 mln $

Rruga e Butrinti 20 km - 12.5 mln $

Rruga Transballkanike

Rruga Vlorë Drashovicë - 15 km

Rruga e Xarës - 11 km

Sevastër-Kotë - 15 km etj.

Çfarë tha ky. 720 mln borxhe, nga 120 mln të certifikuara.

O injorant, o fakir, si nuk skuqesh, a të zverdhesh nga këto gjëra të trasha që thua. Ti nuk kontrollon veten, kjo është mjerim. Tu thuash shqiptarëve se kanë lënë pa paguar për rrugë, një herë 7 qind një herë tre qind pastaj 1 miliard....”, u shpreh Berisha në seancën plenare ku diskutophet projektbuxheti i shtetit për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat