Berisha ngushëllim për largimin nga jeta të Andrea Stefanit, një nga kritikët e tij të fortë

Shqipëria

Berisha ngushëllim për largimin nga jeta të Andrea Stefanit, një nga kritikët e tij të fortë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 22:57
Sali Berisha

Të shumta kanë qenë ngushëllimet mbrëmjen e sotme për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Andrea Stefanit. Spikat, ngushëllimi i Sali Berishës, që ishte personazhi politik më i kritikuar nga Andrea Stefani.

Mesazhi i plotë i Berishës në facebook

Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat