Hafizi: Jemi 10 deputetë që kërkojmë President nga populli

Shqipëria

Hafizi: Jemi 10 deputetë që kërkojmë President nga populli

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 08:48
Deputetja Mimoza Hafizi

“Ne kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Ende ky opsion nuk është ezauruar. Janë 10 deputetë që e kanë firmosur. Edhe në parlament e diskutova. Po bëjmë presion që kjo çështje të rikthehet. Do të ishte shumë mirë që ky problem të zgjidhet nga vota popullore”, – u shpreh deputetja Mimoza Hafizi në një takim me anëtarët e LIBRA-s në Shkodër.

E pranishme së bashku me kolegun Ben Blushi në një takim me strukturat e LIBRA-s në Shkodër, shkruan GSH, Hafizi theksoi se për koalicionet, partitë aktuale janë larg asaj çfarë kërkon forca e saj politike. Megjithatë, anëtarësia do të vendosë gjithçka për 2017-ën, ashtu si bëri për votën e tyre
‘kundër’ ndaj buxhetit.

Dhjetë deputetët që mbështesin propozimin e Hafizit për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen e presidentit nga populli janë: Arta Dade,
Agron Duka, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat