Berisha: Me pronat e shqiptarëve këtë javë po bëhet një manipulim i tmerrshëm

Shqipëria

Berisha: Me pronat e shqiptarëve këtë javë po bëhet një manipulim i tmerrshëm

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:18
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha

'Me pronat e shqiptarëve këtë javë po bëhet një manipulim i tmerrshëm'. Ky është denoncimi publik që ka bërë një zyrtare e Agjencisë së Trajtimit të Pronave me qëllim sensibilizimin e strukturave të posaçme të hetimit dhe të qytetarëve për ç'ka po ndodh në institucionin që menaxhon pronat e shqiptarëve.

Punonjësja, emri i së cilën nuk bëhet i ditur, ia ka dërguar mesazhin ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka vendosur të bëjë atë publik. "Zyrtarja dixhitale denoncon, - shkruan Berisha, - Drejtoreshën e Përgjithshme të Trajtimit të Pronave, ndrikull Sonila Qato, e cila, pasi për tre vite nuk ka nxjerrë asnjë vendim, jep urdhër të përgatiten për 5 ditë, duke shkelur ligjet, 100 vendime të klientelës; detyron punonjësit të punojnë deri në ora 21:00 të darkës për përgatitjen e vendimeve të palidhshme; detyron punonjësit të firmosin duke i kërcënuar me vendin e punës."

Mesazhi

"I nderuar Zoti Berisha

Jam nje punonjese e Agjencise se Trajtimit te Pronave. Po ju drejtohem juve sepse dua te denoncoj nje skandal qe po behet me dosjet e pronave. 
Me urdher te Drejtoreshes se Pergjithshme Sonila Qato na eshte kerkuar te gjithe punonjesve te punojme me ore te zgjatura deri ne 9 te darkes per te nxjerre rreth 100 vendime per kthimin e pronave te miqeve te qeveritarve dhe drejtoreshes.

Te gjitha keto dosje kane problematika shume te medha dhe ne po na behet presion qe te firmosim duke na kercenuar me vendin e punes.

Duhet ta dini se kjo agjenci ka 3 vjet qe nuk ka nxjerre asnje vendim. Dhe tani papritur na eshte lene afat vetem 5 dite per ti perfunduar keto dosje te cilat po ti firmosim do na cojne te gjitheve ne burg sepse keto dosje kane mungesa dokumentacioni dhe probleme ligjore te jashtzakondshme.

Ju them me bindje se me pronat e shqiptareve kete jave po behet nje manipulim i tmerrshem."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat