Drejtori i CIA-s, vizitë në Tiranë: Takime për sigurinë dhe terrorizmin

Shqipëria

Drejtori i CIA-s, vizitë në Tiranë: Takime për sigurinë dhe terrorizmin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:41
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan dhe Mimi Kodheli

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, çështjet e diskutuara përfshijnë sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, dhe të tjera të karakterit dypalësh.

Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës, përfundon njoftimi zyrtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat