Kokëdhima: Elita politike duhet të përtërihet

Shqipëria

Kokëdhima: Elita politike duhet të përtërihet

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:12
Koço Kokëdhima

Politikani dhe botuesi, Koço Kokëdhima, u shpreh se elita politike duhet të përtërihet dhe të demokratizohet. Ai refuzoi të fliste për emra të përveçëm, duke u shprehur se kasta politike është përgjegjëse për tranzicionin në Shqipëri.

“Nuk flas për emra të përveçëm. Kjo kastë politike është përgjegjëse për këtë tranzicion. Kur flas për të majtën dhe nga pozitat e interesit të së majtës, kjo parti duhet të federohet me partitë e majta, nuk ka nevojë PS të huazojë nga e djathta”, tha Kokëdhima. Ai shtoi se e majta duhet të përtërihet nga rrënjët.

“Ta përtërijë populli, jo unë apo Edi Rama. Nuk është e mundur ta bëjnë liderët e partive politike, vetëm populli me dy palë zgjedhje. Përtëritja e së majtës duhet bërë përmes sistemit të primareve. Duhet të përtëritet elita politike që të demokratizohet qeverisja dhe jeta e popullit”, u shpreh Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat