Përfundon mbledhja, Balla-Berishës: Dil jashtë shko nga të duash!

Shqipëria

Përfundon mbledhja, Balla-Berishës: Dil jashtë shko nga të duash!

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:24
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Ashtu siç nisi mes debateve dhe replikave të forta, ashtu edhe është mbyllur Komisioni i posaçëm Hetimor për aferën e CEZ.

Sërish protagonistë janë bërë ish-Kryeministri Sali Berisha i thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe kreu i këtij Komisioni Taulant Balla.

Ky i fundit në përfundim të punimeve për ditën e sotme të këtij Komisioni, i ka treguar derën ish-Kryeministrit Berisha.

Kjo pasi ish-Kryeministri kërkoi që gazetarët të bëjnë pyetje në lidhje me aferën e CEZ, gjë që u kundërshtua nga Balla

DEBATET:

Balla: Zoti dëshmitar je i lirë për sot mbaruam. Dil jashtë shko nga të duash!

Berisha: Dëgjo, ti nuk mund të më drejtohesh në këtë mënyrë, por duhet të respektosh ligjin.

Balla: Mbledhjen këtu e drejtoj unë.

Berisha: Por ti je një shpifës ordiner

Balla: Bëj betimin këtu, pse nuk e bën betimin.

Berisha: Je një shpifës i faktuar me vendim gjykate

Edhe në nisje të punimeve të këtij Komisioni, debatet Balla-Berisha karakterizuan mbledhjen, ku Berisha nuk pranoi të betohej para Ballës, pasi sipas tij ai është një shpifës, i dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat