Sali Berisha: Sllobodan Millosheviqi, armiku im më i egër

Shqipëria

Sali Berisha: Sllobodan Millosheviqi, armiku im më i egër

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 23:26
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se asnjëherë nuk i ka parë kundërshtarët e tij politikë si armiq.

Për të ka pasur vetëm një armik.

“Në politikë në 26 vite kam konsideruar një armik të egër dhe asnjë tjetër dhe ai ka qenë Sllobodan Millosheviq. Nuk isha i sigurt nëse të tjerët ndajnë këtë mendim. Pashë më 21 Janar Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësi sa donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time dhe ndjeva keqardhje që ka mbartës të një diversiteti armiqësor.

Unë pavarësisht nga qëndrimet e tij, në publicistikën e tij kishte edhe qëndrime shumë të drejta. Armik e kam shumë të vështirë të konceptoj kundërshtarin”, deklaroi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat