“Sapo u lirova nga burgu, thashë se i vetmi synim i imi në jetë është të vras Sali Berishën”

Shqipëria

“Sapo u lirova nga burgu, thashë se i vetmi synim i imi në jetë është të vras Sali Berishën”

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:33
Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Disa vite më parë, kur Sali Berisha ishte kryeministër, ai shfaqej në publik gjithmonë me jelep antiplumb.

Atëhere pati shumë teori, mbi frikën e Berishës.

Por, Izet Haxhia jep një tjetër version.

Ish-badigardi i Berishës thotë se pasi kishte dalë nga burgu në Turqi, ai ishte betuar se do të vriste Berishën.

Ja çfarë shkruan Haxhia, në reagimin që ka bërë ndaj Berishës, pasi ky i fundit e quajti frikacak.

“Meqe une jam nje frikacak e i paburre, pse more Sali trimi, sapo u lirova nga burgu qe bera pese vjet ne Turqi, nje dhurate nga ti, pas nje telefonate timen te pergjuar nga spiunet e tu, me nje njeriun tim, ku une thashe se tani qe dola nga burgu, i vetmi synim qe kam ne jete eshte te vras ty, ti te nesermen fillove te vishje antiplumb dhe me urgjence i kerkove ministrit tend te brendshem te rinovonte kerkimin tim nderkombetar nga Interpoli?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat