Drejtori me mësuesen e e shkollës profesionale në Pogradec falsifikojnë regjistrin

Shqipëria

Drejtori me mësuesen e e shkollës profesionale në Pogradec falsifikojnë regjistrin

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Drejtori dhe mësuesja e matematikës në shkollën profesionale të Pogradecit kanë falsifikuar regijistrin dhe ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Policia e Korçës njoftoi se Seksioni kundër Krimit Ekonomik-Financiar filloi procedimin penal në gjendje të lirë  ndaj shtetasve I.S, 46 vjeç dhe L.I, 31 vjeçe, të dy banues në Pogradec.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga nenet 248 dhe 187 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat