Tarifat e ulëta të WIZZ AIR mbërrijnë në Tiranë

Shqipëria

Tarifat e ulëta të WIZZ AIR mbërrijnë në Tiranë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 20:15
WIZZ AIR

Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qëndrore dhe Lindore njoftoi të enjten shërbimin e saj të parë që lidh Tiranën me kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin.

Operimi i këtij destinacioni me tarifa të ulëta do të fillojë më 5 prill 2017, 2 herë në javë përkatësisht të mërkurave dhe të dielave. Budapest, i njohur për ndërtesat e bukura, jetën aktive të natës dhe bukuritë natyrore është një destinacion shumë i mirë për të gjithë turistët shqiptarë. Biletat kanë filluar të shiten në faqen wizzair.com me çmime të ulëta duke filluar nga vetëm 29.99 euro.

Rrjeti i Budapestit i Wizz Air me 59 destinacione drejt 28 shteteve do të shërbejë gjithashtu si një portë për ata të cilët do të kenë dëshirë të fluturojnë me linja të tjera drejt destinacioneve të ndryshme të Evropës. Ky destinacion do të ndikojë në zhvillimin e turizimit të të dy vendeve duke krijuar kështu një lidhje të rëndësishmë tregtie dhe biznesi ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.

Operimet e WIZZ në Evropë dhe përtej saj ofrojnë shërbime me tarifa të arsyeshme drejt 133 destinacioneve në 40 vende. Për një periudhë 12 mujore e cila u mbyll me 30 Nëntor 2016, Wizz Air arriti shifrën e më shumë se 22.4 milionë pasagjerëve duke simuluar tregun vendas të punës në fushën e aviacionit, hotelerisë dhe turizmit si dhe duke mbështetur mbi 16,800** vende pune në industritë e tjera. Nje ekip prej përafërsisht 3,000 profesionistësh të aviacionit të Wizz Air mirëpresin klientët në bordin e 74 avionëve ku përfshihen 11 avionë të rinj, nje vepër arti me eficiencë të lartë me 230 vende, Airbus A321s.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Tiranë, George Michalopoulos, Drejtori Ekzekutiv Komercial i Wizz Air, u shpreh se kjo vjen në kuadër të angazhimit tonë ndaj klientëve për të krijuar më shumë mundësi udhëtimi nëpër Evropë. “Duke filluar nga data 5 Prill, shërbimi jonë i parë nga Shqipëria do të lidhë Tiranën me kryeqytetin e bukur historik të Hungarisë, Budapestin. Ne shpresojmë gjithashtu se fluturimi direkt do të simulojë turizmin drejt kryeqytetit energjik të Shqipërisë si dhe bregdetit marramendës të këtij vendi”, tha më tej Michalopoulos.

Duke përforcuar angazhimin në rajon, Michalopoulos shprehu besimin për një partneritet të frytshëm me Tirana International Airport si dhe siguroi se do të punohet për krijimin e akoma më shumë mundësive dhe simulimit të industrisë së hotelerisë dhe turizmit si dhe përforcimit të marrëdhënieve të biznesit ndërmjet dy vendeve.

Rreth Wizz Air
Wizz Air është shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qëndrore dhe Lindore e cila operon një flotë ajrore me 74 avionë Airbus A320 dhe Airbus A321 dhe ofron më shumë së 480 fluturime nga 26 pika nisje duke lidhur kështu 133 destinacione në 40 vende. Në Wizz Air, nje ekip prej përafërsisht 3,000 profesionistë të aviacionit ofrojnë shërbim të cilësisë së lartë dhe çmime shumë të ulëta biletash duke e bërë Wizz Air kështu zgjedhjen e preferuar për 20 milonë pasagjerë për vitin financiar të mbyllur më 31 Mars 2016. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën kodin/emrin WIZZ si dhe përfshihet në FTSE 250 dhe FTSE All-Share Indices. Wizz Air është regjistruar pranë Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Auditi i Sigurisë Operacionale (IOSA), të cilët përbëjnë nivelet/standardet globale të njohjes së sigurisë së shoqërive ajrore. Së fundmi, shoqëria u shpall Shoqëria Ajrore me Vlerë e 2016 nga editorët e Air Transport World, një nga revistat kryesuese në tregun e shoqërive ajrore si dhe Shoqëria Ajrore Low-Cost e vitit 2016 nga Qendra e Aviacionit (CAPA), ofruesi kryesor i shërbimeve të pavaruara të inteligjencës në fushën e aviacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat