Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini takim me komisionerët

Shqipëria

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini takim me komisionerët

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:10
Pamje nga takimi

Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim edhe me World Vision kanë mbledhur në një takim komisionerët e çdo njësie administrative për të diskutuar mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë procesit të "Buxhetimit me Pjesëmarrje" në çdo Njësie Administrative u përcaktuan prioritetet për investime. Duke marrë parasysh buxhetin në dispozicion Bashkia e Elbasanit pa të arsyeshme të mbledhë komisionerët për të diskutuar edhe një herë mbi investimet emergjente.

Edhe një herë, Bashkia e Elbasanit tregoi se asnjë vendim nuk mund të merret pa dëgjuar zërin e qytetarit dhe pa e bërë atë pjesë të vendimmarjes.

Pa asnjë rezervë, Kryetari i Bashkisë, u tregoi komisionerëve problemet me të cila përballet Bashkia e madhe, në çdo fshat të saj. Ai kërkoi nga komisionerët mirëkuptim dhe vullnet për të lënë pas "egoizmin" dhe për të votuar edhe një herë "interesin e përbashkët".

Sejdini përmedi disa nga investimet madhore të cilat kërkojnë kosto të mëdha. Ai theksoi se Bashkia do të punojë fort duke përgatitur projekte në mënyrë që këto investime të mëdha të mbulohen nga FZHR dhe investitorët dhe të mos cënojnë "buxhetin modest" të bashkisë.

Por kryetari gjithashtu u zotua se të gjitha premtimet do të mbahen dhe nga një prioritet për çdo Njësia Administrative do të realizohet, duke kërkuar edhe një herë që ky prioritet të jetë interes i një numri të madh qytetarësh.

Gjatë diskutimeve komisionerët edhe një herë diskutuan mbi problemet që shqetësojnë qytetarët në Njësitë e tyre duke vendosur së bashku për prioritetet e vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat