Berisha takon Ali Ahmetin dhe e qorton, jo në qeveri që diskriminon

Shqipëria

Berisha takon Ali Ahmetin dhe e qorton, jo në qeveri që diskriminon

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 19:10
Pamje nga takimi

Ish – Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Kryetarin e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti.

Berisha përgëzoi Ahmetin për rezultatin në zgjedhje, por shprehu keqardhjen për humbjen e 9 vendeve në parlament nga zgjedhësit me origjinë shqiptare.

Në takim u diskutua mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrendimit të përpjekjeve të forcave politike shqiptare në Maqedoni për një horizont të ri ne zbatimin e plotë marrëveshjes së Ohrit dhe zhdukjes së çdo formë diskriminimi të shqiptarëve.

Berisha dhe Ahmeti theksuan domosdoshmërinë e investigimit, dokumentimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në të shkuarën ndaj shqiptarëve, pasi heshtja ndaj tyre nuk premton të ardhme të qartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat