Reagon Shkëlqim Selami: “Në Tiranë ka plas Peshku i mediave sociale!

Shqipëria

Reagon Shkëlqim Selami: “Në Tiranë ka plas Peshku i mediave sociale!

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 12:15
Deputeti Shkëlqim Selami

Deputeti Shkëlqim Selami ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës përmes një postimi në facebook.

“Ne Tirane ka plas Peshku i mediave sociale! Me kane futur keto dite ne grupin e tyre te ndryshkur dhe me nxjerin larteposht emrin si kriminel. Shyqyr qe jam nga Vlora dhe futbollin e kam lozur me porta te medha,se do isha merzitur vertete!” shkruan deputeti Selami.

Partia Demokratike i bëri thirrje sot KQZ dhe Prokurorisë, të veprojnë me shpejtësi, të mos i zvarrisin rastet si deputeti Selami.

Sipas një dokumenti të publikuar në media Selami nuk kishte bërë publike një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90.

Dokumenti i shtetit italian të siguruara nga Syri.net tregonte se deputeti i LSI-së në Vlorë që tani është rreshtuar në krah të Edi Ramës, Shkëlqim Selami ishte i dënuar në Brindizi.

Sipas dokumentit, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve  njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.  E pikërisht këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994 ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e kishte bërë publike.

Selami shkruan sot ne facebook: Barsoletat nuk paskan te sosur ne Tirane! Mjer kush qahet nga Vlora. Thashethemxhinjt e Tiranes jan me keq se ato te peshkatarve te Skeles qemoti qe kur s’u zinte gje grepi, thoshin zura nje peshkaqen po s’e nxora dot se ma keputi fillin hahaaa! Ne Tirane ka plas Peshku i mediave sociale! Me kane futur keto dite ne grupin e tyre te ndryshkur dhe me nxjerin larteposht emrin si kriminel. Shyqyr qe jam nga Vlora dhe futbollin e kam lozur me porta te medha,se do isha merzitur vertete! Po jo i merzitur s’jam po kam qe dje qe qesh se me marin njerezit ne tel dhe me thon urime se qenke ne regull????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat