Drejtoresha e PDIU e heq nga puna, letra: Erdhe këtu e merr 800 mijë lekë duke bërë liken në Facebook

Shqipëria

Drejtoresha e PDIU e heq nga puna, letra: Erdhe këtu e merr 800 mijë lekë duke bërë liken në Facebook

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 12:50
Ilustrim

Suela Godo është një punonjëse sociale, e cila prej 5 vitesh punon rregullisht në qendrën sociale “Shtëpia e Përbashkët”, e cila ndodhet në Laprakë, në Tiranë.

Deri pak kohë më parë Suela ishte cilësuar si një punonjëse e denjë e kësaj qendre, deri sa siç thotë vetë ajo, drejtoresha 7-mujore e qendrës, e cila është e re në detyrë, vendosi ta pushonte nga puna pa asnjë motivacion.

Suela i ka shkruar një letër drejtoreshës së saj që e la jo vetëm pa punë e pa bukë këtë prag fundviti, por edhe fëmijët e saj, dy vajzat e vogla i trishtoi pa masë. Siç shkruan Suela, gjithçka bëhet për arsye politike.

“Sa lehtë e kanë të të hedhin mes 4 rrugëve, pa asnjë shkak, arsye, pa asnjë vërejtje, thjesht sepse po vjen fushata dhe Partia do zërë vendin tënd me militantët e saj. Do sjellë parukiere e të diplomuar në të gjithë universitet që njeh Partia. Unë profesionin tim e kam në gjak”, – shkruan Suela ndër të tjera në letrën që ajo ka bërë për t’ia drejtuar drejtoreshës së qendrës, e cila e shkarkoi nga puna.

Letra e plotë e Suela Godos për drejtoreshën e “Shtëpia e Përbashkët”, Arlinda Bilali:

Drejtoreshes time

Sa e veshtire,

Prag festash dhe e papune!

Me dy femije ,njeri sapo I ka mbushur 18 muajsh por kujt I behet vone nese atij femije I duhet qumesht,pampers ,rroba ,ushqime dhe shume gjera te tjera…

Sa lehte e kane te te hedhin mes 4 rrugeve ,pa asnje shkak,arsye,pa asnje vrejtje ,thjesht sepse po vjen fushata dhe Partia do zere vendin tend me militantet e saj.

Do sjelle Parukiere e te diplomuar tek Kristali,Metropolitani e ne te gjithe universitet qe njeh Partia.

E dini cfare eshte gjeja me e keqe ?

Mire qe te heqin nga puna,per arsye te arsyeshme,por pa asnje arsye,nje pseudodrejtoreshe te therret ne zyre e te thote ”Punonjes Social “ o je o sje dhe per kete arsye po te HEQ.

E dashur Arlinda Bilali une profesionin tim e kam ne gjak,

e kisha kur aplikova ne uiversitet,e desha me shume kur e fitova si dege dhe I mora te gjitha provimet pa mik dhe nese do me rijepej mundesia serisht Punonjese Sociale do isha sepse kjo eshte ajo qe di te bej me mire,dhe ajo qe kam bere per vite me rradhe.

Eshte shume e rende nga ana juaj te me fyeni profesionin dhe angazhimin tim,pikerisht ju qe keni 7 muaj ne kete pozicion ,ju qe I thoni punes Miremengjes ne oren 1 te drekes dhe shumicen e rasteve nuk vini fare,

ju qe futeni ne zyre dhe mbylleni Brenda me celes,ju qe s’dini te beni asnje shkrese dhe I vetmi rendiment qe I jepni shoqerise eshte te hapni Facebook-un gjithe kohen.

Ju qe as nuk prisni dhe as nuk ndihmoni njerezit ne nevoje qe vijne ne qendren tone sociale per nje racion ushqim.

Ju zonja drejtoreshe edhe tualetin ua more femijeve me Aftesi te Kufizuar,ta perdorje per vete se kishe hall te mos takoje neper korridore perfituesit e qendres.

Ju zonja drejtoreshe nuk pyetet nese ne kemi punuar gjate ketyre viteve ,nuk u informuat mbi kontributin tone social dhe ekonomik,e dashur drejtoreshe qendra jone vetem ushqimin ofron por ne kemi kontibuar cdo muaj per perfituesit e qendres,u kemi blere ilace,u kemi sjelle rroba,u kemi paguar dhe qerane e shtepive qe te mos flinin rrugeve,u kemi organizuar dhe ditelindjet femijeve sepse prinderit nuk kishin mundesi dhe ju kjo pjese nuk ju interesoi kur me hodhet mes 4 rrugeve.

Ju erdhet katapult nga PDIU ne karrigen e shefit dhe merrni 800 mije lek duke bere like ne Facebook.

Sa keq per mua qe nuk zgjodha militantizmin per te bere karriere ,dhe per kete arsye nuk do te coj nje rroge ne shtepi per 2 vajzat e mia qe dhe kete vit po presin dhuraten e “babagjyshit”.

Por ti mos u shqeteso kesaj here do ju them : babagjyshi iu con dhurata vetem militanteve dhe servileve ne kete vend.

Sinqerisht per keto institucione fasade: Suela Godo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat