Plagosja e trefishtë, zbardhet divorci, Levanti s'pranoi t’ja merrnin fëmijët

Shqipëria

Plagosja e trefishtë, zbardhet divorci, Levanti s'pranoi t’ja merrnin fëmijët

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 13:03
Marjan Levanti me gruan dhe fëmijët

Shkak i plagosjes së trefishtë dy netë më parë në Tiranë ku familja Kocaqi u sulmua me thikë nga ish-dhëndrri rezulton se është padia e dozituar në gjykatën e Tiranës ndaj Marjan Levantit, autor i plagosjes tashmë i arrestuar.

Mediat kanë siguruar padinë e bashkëshortes së Levantit, Elenenit ku më 1 dhjetor 2016 ajo i është drejtuar gjykatës duke kërkuar ndarjen me Marjanin dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Ka qenë pikërisht kjo padi me të cilën Levanti është njohur dhe duke mos pranuar faktin se Eleni Kocaqi (Levanti) i kërkonte divorcin, pagesën e kuotës ekonomike për rritjen e fëmijëve, ai është hakmarr ndaj familjarëve të saj.

Seanca e parë e divorcit do të mbahet më 17 Janar 2017 në gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtarja Brunilda Kasmi do të vendos për ndarjen e ciftit Levanti dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Marjan Levanti i dal pak muaj më parë nga qelia është arrestua dhe tashmë përballet me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të familjarëve të bashkëshortes me të cilën është në proces divorci në gjykatë.

Levanti e pranoi autorësinë e krimit si dhe shpejgoi për hetuesit se u hakmorr ndaj tyre pasi e pengonin të takonte fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat