KQZ vendos nesër për mandatet e Roshit, Selamit e Tahirit

Shqipëria

KQZ vendos nesër për mandatet e Roshit, Selamit e Tahirit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos ditën e martë për “ fatin” e mandatit të kryebashkiaku të Kavajës Elvis Roshi dhe 2 deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Zyra e shtypit e KQZ njofton se në mbledhje do të shqyrtohen rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për këta funksionarë në zbatimi të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

Organi qendror i akuzës  i kërkoi  KQZ t’u heqë mandatet Roshit, Tahirit dhe Selamit  pasi ata preken nga ligji për dekriminalizimin, duke qenë se këta funksionarë kanë fshehur të dhëna duke mos deklaruar disa rekorde kriminale në Itali e Zvicër.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale te “Falsifikimit të formularëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat