Berisha: Sot Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në historinë e shtetit shqiptar

Shqipëria

Berisha: Sot Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në historinë e shtetit shqiptar

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:37
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi ka ndjekur dëshminë e kreut të Qeverisë Edi Rama para komisionit hetimor për marrëveshjen që ka bërë me CEZ-in, ka dalë në konkluzionin se "me pohimet e sotme, Rama mori përsipër firmosjen e vjedhjes më të madhe në bashkëpunim në historinë e shtetit shqiptar!" dhe ja sesi e argumenton ai vetë këtë konkluzion në Fb:

"Seancë hetimore parlamentare historike:

- Rama, apo rrensi ambulant siç e quajti deputeti Helidon Bushati, çmontohet dhe del cullak para publikut ne komisionin hetimor parlamentar

-Ai pranon se gjate fushates elektorale qendroi ne anen e ÇEZ

-Ai fajeson Gjiknurin per letren qe avokati nderkombetar i dergon vet Rames 

- Ai pranon korrupsionin se fali 634 milione euro nga presioni i qeverise çeke per statusin e kandidatit. 

- Ai pranon se avokati nderkombetar i dergoi leter atij, ne te cilen i kerkon te mos negocioje direkt me ÇEZ pasi Shqiperia e ka te fituar çeshtjen ne Arbitrazh.

- Ai deshmon se letren qe avokati i kishte derguar atij, ai ia dergoi Gjiknurit, duke fundosur edhe kete te fundi. 

- Ai pranoi se perjashtoi nga negociatat avokatin ndrkombetar, qe vet qeveria e tij e paguante,pasi ai ishte kunder marreveshjes me ÇEZ dhe merrte persiper fitoren e sigurte te pales shqiptare ndaj ÇEZ ne arbitrazh

- Pranon se kerkoi ndihme nderkombetare per t'ju shitur marreveshjen si te mire, qytetareve shqiptare.

Me pohimet e sotme, Rama mori persiper firmosjen e vjedhjes me te madhe, ne bashkepunim, ne historine e shtetit shqiptar!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat