30-vjeçari tërbon lagjen në Tiranë, ja çfarë ka bërë natën e Vitit të Ri

Shqipëria

30-vjeçari tërbon lagjen në Tiranë, ja çfarë ka bërë natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka referuar materialet në prokurori për një 30-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij orenditë duke dëmtuar makinën e dikujt tjetër që ishte parkuar poshtë.

Ngjarja është shënuar më 31 dhjetor 2016 në rrugën “Muhamet Deliu”.

Sipas policisë,  30-vjeçari me inicialet A.D në gjendje të dehur, ka dëmtuar sendet e banesës së tij, duke i hedhur nga ballkoni në oborrin e pallatit, ku si pasojë është dëmtuar xhami i mjetit tip ‘’Opel’’, në pronësi të shtetasit G.B, vjeç 53 banues në Tiranë dhe ka shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia ka referuar materialet në prokurori për nenet 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat