Blushi: Ja si do zgjidhen kandidatët për deputetë të LIBRA-s

Shqipëria

Blushi: Ja si do zgjidhen kandidatët për deputetë të LIBRA-s

Më: 6 janar 2017 Në ora: 13:17
Themeluesi dhe deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi

Themeluesi dhe deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka zbuluar mënyrën se si do ti zgjedhë kandidatët për deputet të partisë.

Me një status në Facebook, Blushi bën të ditur se deputet i LIBRA-s mund të bëhet gjithsecili që nuk është i dënuar penalisht dhe të pranojë programin e partisë.

Po si do të bëhet kjo?

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në Facebook:

Shumë njerëz më pyesin. Si do ti zgjedhë LIBRA deputetët?

Është shumë e thjeshtë. Përmes një procesi të hapur publik në internet. Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-s nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRA-s.

Ne duam të çojmë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra.

Secili prej jush mund të jetë deputet.

Çfarë keni ju më pak se ata që shihni çdo te enjte në tv?

Në fakt ata kanë shumë më pak se ju. Ju mungon liria.

Ju keni lirinë që tua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat