Nxënësit do të mbajnë mësim të shtunave për të zëvendësuar orët e humbura

Shqipëria

Nxënësit do të mbajnë mësim të shtunave për të zëvendësuar orët e humbura

Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:31
Ilustrimi

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur mbyllur shkollat deri në datën 14 janar, për të mbrojtur popullatën nga gripi, pasohet nga një tjetër vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Burime nga ky institucion njoftojnë se orët e mësimit që janë humbur për shkak të situatës virale dhe të ftohtit të këtyre ditëve do të zëvendësohen. Deri më tani është menduar që mësimi do të zëvendësohet ditëve të shtuna, por ende nuk është ngritur grupi i punës për të hartuar planin në detaje. 

Gjithsesi është e sigurt që të gjithë nxënësit do të zëvendësojnë mësimin e humbura që prej datës 4 janar, kur edhe u pezullua mësimi për shkak të epidemisë së gripit dhe të ftohtit arktik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat