Berisha: Miliarderi Alfred Peza na paska “fituar” 1 mijë dollarë në ditë me punën që ka bërë në Parlament

Shqipëria

Berisha: Miliarderi Alfred Peza na paska “fituar” 1 mijë dollarë në ditë me punën që ka bërë në Parlament

Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:56
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një status në rrjetin social "Facebook" lidhur me publikimin në media të dokumentave që vërtetojnë se bashkëshortja e deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlerë një miliard lekë. 

Në reagimin e tij, ish-Kryeministri është shprehur se deputeti Peza nuk po bën asgjë ndryshe nga shembulli i Kryeministrit Rama kur ky i fundit deklaroi pasurinë e tij në vitin 2011.

Statusi i Berishës në Facebook:

"Peza me perulesi ndoqi shembullin e Edvinit!

Te dashur miq, lajmi i dites sot ishte per deputetin miliardier Alfred Peza, pasi shoqeria civile njoftoi se zoteria qe ne vitin 2013 kishte te deklaruara dy apartamente banimi dhe 120 milione lek kursime me familjen, pas dy vitesh shtohet dhe lumturohet me 1 miliarde leke aksione te blera ne nje banke private.

Pra ai ka fituar ne 1200 dite per punen qe ka bere ne parlament cdo dite rreth 1000 dollar!

Por duhet te mos i hyme ne hak deputetit Peza pasi ai nuk ka bere asgje tjeter veçse ka ndjekur besnikerisht shembullin e Edvin Kristaq Rames, i cili ne vitin 2011 deklaroi veten te pastreh dhe vetem me 3 mije euro kursime te jetes se tij, ndersa sot ai jeton ne Sarajet e Surrelit me gjatesi trualli 57 m te ndertuara me materialet me te kushtueshme, ku dhe plisat e livadhit perreth sarajeve jane te importuara nga Zvicra.

Vetem trualli i sarajeve, oborri i tyre, livadhi perreth me nje siperfaqe rreth 8500 m katror kushton me se paku mbi 220 mije euro, kurse sarajet ne teresi kalojne vlerat 1.7 miliarde leke.

Ndaj dhe Alfredi sot i qendronte ne krah Rames tek inauguronin zyrat e bukura te Lindites! sb".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat