Moti i ftohtë në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa shkolla

Shqipëria

Moti i ftohtë në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa shkolla

Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë sërish probleme në shkolla.

Kështu me urdhër të dy drejtoreshave të shkollave “9 vjeçare” në Korçë, tek “Sotir Gurra” dhe “Naim Frashëri”. është reduktuar numri i orëve të mësimit.

Reduktimi i orëve të mësimit është bërë në shumë shkolla në rang vendi si në Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Edhe në fshtatin Picar të Gjirokastrës nxënësit e shkollës nuk kanë mundur të zhvillojnë normalisht mësimin.

Shkak është bërë moti i keq, me rrugë të bllokuara dhe ngrica, dhe furgoni i mësuesve nuk ka shkuar në fshat.

Rruga në këtë fshat vijon të jetë ende e bllokuar për shkak të ngricave dhe reshjeve të dëborës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat