Tiranë/ Çon motrën në urgjencë, mjeku: Duhet të vijë zvarrë për ta vizituar

Shqipëria

Tiranë/ Çon motrën në urgjencë, mjeku: Duhet të vijë zvarrë për ta vizituar

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:45
Pamje nga video

Ka çuar motrën në urgjencë pasi kishte dhimbje në kraharor, por i ka ikur truri nga përgjigja e doktorit.

Rasti ka ndodhur sot në urgjencën tek Ish Ekspozita, ku djali i irrituar me neglizhencën e mjekut, i ka kërkuar atij llogari.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme dërguar në redaksinë e JOQ, mjeku shprehet se pacientja nuk ishte për urgjencë, madje aprovon kur djali e pyet nëse duhej të vinte zvarrë për t’u quajtur rast urgjent.

Jo vetëm kaq, por kur familjari i përmend mjekut Betimin e Hipokratit, ai i përgjigjet se nuk e mban mend.

“Sapo ndodhi në urgjencën tek ish ekspozita! Doktori refuzon të vizitojë pacienten pasi nga pas derës së recepsionit nuk iu duk rast urgjent dhe si përfundim na larguan dhe drejtuan diku ku të gjenim ne mundësi! Pacientja kishte dhimbje në kraharor dhe gjithë pjesën e majtë të bustit. Shkuam për një vizitë pasi nuk dinin ç’kishte dhe kjo ishte përgjigja !”, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat