Qeveria shpenzoi 370 mijë euro, për të sjellë kryeveprat italiane në Tiranë

Shqipëria

Qeveria shpenzoi 370 mijë euro, për të sjellë kryeveprat italiane në Tiranë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:30
Pamje nga video

Të shohësh nga afër kryeveprat më të njohura italiane të viteve ‘900, dhe të ofrosh në Galerinë e Arteve në Tiranë atë që miliona vizitorë kanë parë në Muzeun e Romës- kjo është mundësia ndoshta e vetme e qindrave të rinjve shqiptarë duke qenë pjesë e ekspozitës.

Veprat e Manxonit, Felice Casorati, Mario Siranin, Enrico Pampolini, Viktor Graci përmes teknikave artistike dhe vajit në pëlhurë po sjellin momente emocionuese tek vizitorët dhe admiruesve të artit pamor.

Vizitore: Ajo që më bëri përshtypje ishte limfa e vdekur….

Për të sjell kryeveprat italiane, është dashur padyshim kohë përpjekje dhe negociata mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Italisë. Artan Gaci, deputet i Partisë Socialiste dhe një ndër organizatorët kryesor të kësaj ekspozitë rrëfen për kotot që arrin deri në 370 mijë euro.

Gaçi: Është shumë e vështirë për t’i sjellë, për t’i hequr nga muzetë e tyre në kryeqytetet e Evropës e për t’i sjellë në Shqipëri me atë paragjykim. Veprat e artit kanë ardhur me tre tragete të veçanta, që parashikohet edhe mbytja e trageteve.

Në 3 ditët e hapjes, mësohet se më shumë se 900 vizitorë kanë shijuar artin  pamorë të viteve 1900. Bileta për nxënësit e shkollave është 100 lekë, ndërsa mësuesit duhet të bëjnë rezervimet e tyre.

Koordinatorja: Mësuesja bën një rezervim, thotë numrin e saktë të nxënësve dhe specifikon gjuhën e guidës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 2 prill. Deputeti Gaci tregoi se për këtë eveniment të rëndësishëm të artit dhe kulturës u angazhua kryeministri Rama, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj me homologët e tyre në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat