Gjykata Administrative rrëzon ish-deputetin Shkëlqim Selami

Shqipëria

Gjykata Administrative rrëzon ish-deputetin Shkëlqim Selami

Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:35
Shkëlqim Selami

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami, për pezullimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit, derisa çështja të përfundojë shqyrtimin në themel.

Kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza dhe vendosën që seancën e radhës të zhvillohet në 6 shkurt, kur do të fillojë dhe gjykimi në themel.

Në të njëjtën ditë do shqyrtohet kërkesë edhe për ish-deputetit Dashamir Tahiri, të cilit iu ndërpre mandati.

Pak javë më parë KQZ i hoqi mandatin dy deputetëve me argumentin se prekeshin nga ligji i dekriminalizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat