Sali Berisha: Tahiri fshehu kapjen e 2.5 ton droge në Bari

Shqipëria

Sali Berisha: Tahiri fshehu kapjen e 2.5 ton droge në Bari

Më: 25 janar 2017 Në ora: 20:47
Ish-­kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-­kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar gjatë ditës së sotme një mesazh, që i ka mbërritur atij në faqen e tij zyrtare.

Sipas Berishës, Tahiri dhe Policia e Shtetit ka fshehur kapjen e një ngarkese prej 2.5 ton droge më 4 janar, në Bari të Italisë, shkruan gazeta Shekulli.

Statusi i plotë i Sali Berishës është më poshtë:

Oficeri digjital denoncon: ­ Fshehjen nga Tahiri dhe policia te kapjes se ngarkesës prej 2.5 ton droge me dt 4 janar 2017 ne Bari ­ Kalimin e trajlerit të ngarkesës nga Porti i Durrësit pa u regjistruar ne sistemin TIMS. “Mirëmbrëma doktor, jam oficer i Policisë të Durrësit.

Doja të iu informoja se me datë 4 Janar është kapur në Portin e Barit një trajler që transportonte dru për një shtet kryesor të BE dhe brenda këtij trajleri është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 2.5 ton lëndë kanabis stativa.

Kjo është sasia më e madhe e kapur nga autoritetet italiane e nisur nga Porti i Durrësit. Policia dhe Ministria e Brendshme, me urdhër të ministrit, e ka fshehur lajmin pasi informacionet janë se pas këtij trafiku qëndrojnë drejtuesit e Policisë vendore të Durrësit, që njihen si lidhje e tij në këtë aktivitet kriminal.

Nga të dhënat që ka policia drejtuese, mjeti nuk ka lënë gjurmë në sistemin TIMS”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat